Këngëtari Ledri Vula ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në ‘E Diell’.
Ai rrëfeu mes emocionesh ndarjen nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Poem.
“Eksperiencë shumë e bukur, deri tek lindja e Poit, nëse një ditë është më e veçanta, është lindja e Poit, vitet që kanë fluturu më shpejt”, u shpreh ai fillimisht.
Sa i përket arsyeve të ndarjes, reperi tha: “Nuk e di, ka gjëra të pashpjegueshme, ndodhin gjërat, jeta, s’jam as i pari, as i fundit, me rëndësi është si e vazhdon, kemi një raport shumë të mirë, jemi shokë ende me Sarën dhe gjithçka bëjmë për Poin, ajo qysh ka ardh deri aty as e kemi mendu, as e kemi fol me tregu drejt, por që ka ardh”.
Sa i përket marrëdhënies me Poin, ai shtoi se mezi pret që ta takojë pasi ndodhet në Tiranë.
“Me vajzën marrëdhënie të shkëlqyeshme, jam shumë i lumtur që jam në emision me ty, por mezi po pres me ik se e kam në Tiranë, me ik me e taku. Vij e marr në Tiranë, rri një javë, merremi vesh”.