Një shpërthim i madh në Ukrainë, pretendohet se një bombë e fuqishme është hedhur për herë të parë

Rrjetet sociale po përhapin videon se forcat ruse kanë goditur qytetin ukrainas të Vovcansk në rajonin Harkiv duke përdorur një bombë jashtëzakonisht të fuqishme, për të cilën disa pretendojnë se është një armë termobarike FAB-9000.

Pamjet tregojnë diçka që duket si një shpërthim shkatërrues në qendër të qytetit. Sipas disa blogerëve rusë, shpërthimi u shkaktua nga FAB-9000, i cili përndryshe quhet edhe “Babai i të gjitha bombave”. Të tjerët pretendojnë se është një bombë termobarike FAB-1500.

Çfarë është FAB-9000?

FAB-9000 besohet të jetë bomba termobarike më e fuqishme ruse, e krijuar për të krijuar një valë masive shoku që mund të shkaktojë shkatërrim të gjerë në një zonë të madhe. Nëse sulmi do të kryhej me këtë bombë, ky do të ishte përdorimi i parë i regjistruar i FAB-9000 në luftime, transmeton Telegram News.

Armët termobarike funksionojnë duke përdorur oksigjen nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim intensiv dhe valë shoku. FAB-9000 konsiderohet kryesisht eksperimentale, pasi u testua vetëm një herë në 2007 dhe nuk është konfirmuar të jetë pjesë e arsenalit standard të Rusisë, shkruan Kyiv Post.

Deri më tani, FAB-3000, një bombë tjetër e madhe, ka qenë municioni më i përdorur i rëndë në Rusi, i azhurnuar nga një sistem udhëzues, duke lejuar sulme të sakta në objektivat e vendosur.

Sidoqoftë, vetë fuqia e shpërthimit në Vovcansk çoi në spekulime të përhapura se diçka shumë më e fuqishme mund të ishte përdorur, siç është FAB-9000. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews