Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit S.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Gjykata vlerësoi se caktimi i paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ikë dhe të arratiset, pasi ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Si pasojë e një përleshjeje mes disa personave të mërkurën në Zllakuqan të Lipjanit njëri nga ta ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. 57-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Konflikti ka ndodhur mes dy familjeve për motive të ulëta.