Një person ka mbetur i vdekur dhe një i lënduar rëndë si pasojë e një mosmarrëveshje mes disa personave në Zllakuqan të Lipjanit.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se i lënduari i cili është therur me thikë është dërguar për tretman mjekësor ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.
“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.
Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.
Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, tha Ahmeti për TelegramNews.com.