Një burrë është gjetur i shtrirë, pa shenja jete në një rrugë të Fushë Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se është gjetur i shtrirë në një rrugë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /TelegramNews/