Shtatë persona humbën jetën kur avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua në rajonin Aysen në jug të Kilit, tha Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Kilit.
Kontakti me aeroplanin u humb pasi u ngrit të premten në mëngjes nga aeroporti në Kojhaike në drejtim të qytetit Chile Chico në Patagoni.
Piper PA-31 Navajo ishte në pronësi të linjës ajrore “San Rafael”. Është një aeroplan me dy motorë me një kabinë pasagjerësh që përdoret shpesh nga linjat ajrore rajonale./kp