NISMA Socialdemokrate ka njoftuar se me partnerë janë të gatshëm për t’i sjellë Kosovës një qeverisje ndryshe pas 9 Shkurt 2025.
Sipas tyre, katër vite mandat po dëshmojnë se Kosova është zhytyr në keqmenaxhim, derisa siç thuhet, diplomatikisht ka marrë kahje në udhëkryqin e gabuar.
“NISMA Socialdemokrate me partnerë janë të gatshëm për t’i sjellë Kosovës një qeverisje ndryshe pas 9 Shkurt 2025. Katër vite mandat po dëshmojnë se Kosova është zhytyr në keqmenaxhim, derisa diplomatikisht ka marrë kahje në udhëkryqin e gabuar, andaj qytetarët e Kosovës nuk kanë më luksin të vazhdojnë ta provojnë shtetin e tyre! Fronti Kombëtar është adresa e të gjithë atyre që duan përsëri Kosovën në rrugën e sukseseve”, thuhet tutje./TelegramNews./