Një ndërprerje e madhe e udhëtimeve me tren do të ndikojë sot në Paris përpara ceremonisë së hapjes së Olimpiadës këtë mbrëmje.
Persona të panjohur kanë sulmuar rrjetin e trenave të shpejtësisë së lartë të Francës gjatë natës, duke ndezur zjarre përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tjera si Lille, Bordeaux dhe Strasburg.
Operatori shtetëror hekurudhor SNCF lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Mbrëmë, SNCF ishte viktimë e disa akteve vandalizmi në linjat e shpejtësisë së lartë në Atlantik, Veri dhe Lindje. Zjarret janë vënë qëllimisht për të dëmtuar instalimet tona”.
Oraret e udhëtimeve do të ndikohen rëndë gjatë fundjavës dhe SNCF u ka kërkuar të gjithë udhëtarëve që të shtyjnë udhëtimet e tyre, përcjellë KosovaPress.
Udhëtimi në Eurostar është ndikuar gjithashtu pasi udhëtimet midis Londrës dhe Parisit po devijohen, me disa trena të anuluar dhe koha e udhëtimit është rritur në mbi një orë.
Ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera ka folur për vandalizmin, duke thënë: “Është krejtësisht e tmerrshme. Të synosh psihjen e lojërave është të synosh Francën. Do të prishë këtë ditë dhe ndoshta edhe këtë fundjavë”.