Gjatë ditës së sotme u raportua se kanë nisur hetimet nga Prokuroria Speciale ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, për çështjen e ambalazhuesve të ujit.
Në këtë rast, Aliu u raportua se po hetohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Kreu i MMPHI-së tha se njoftim zyrtar nuk ka pasur, por se për të autoriteti më i lartë është ligji gjithashtu ministri tha se është i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi.
“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, tha Aliu.