Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale T.Gj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërsa për të pandehurin tjetër B.K., për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 par.1 të KPRK-së.
Njoftimi i Prokurorisë:
I pandehuri i parë T.Gj., nga data 07.02.2024, deri me dt.23.02.2024, në cilësinë e personit zyrtar në Njësinë Regjionale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar tejkalon kompetencat zyrtare me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ka dëmtuar personin tjetër, ku ka komunikuar me telefon dhe është takuar me tani të pandehurin B.K., ashtu që ka plotësuar gjobat e trafikut nga data 09.02.2024, të fotokopjuara më parë, me numër shq.., të shqiptuar në emër të V.B., dhe me dt.21.02.2024, ka plotësuar gjobën me numër shq.., të shqiptuar në emër të A.B., bazuar në kërkesën e tani të pandehurit B.K., në atë mënyrë gjobat i ka fotografuar dhe ia ka dërguar të njëjtit në viber me qëllim që nga B.K., të përfitoj ku me datë 23.02.2024, rreth orës 15:38 min, vjen me automjetin të tipit WV Passat dhe pjesët për servisim të automjetit në vlerë 112 Euro, i merr tek një pompë e derivateve në Gjakovë, ku i pandehuri B.K., ja len punëtorit të pompës së derivateve për t’ia dorëzuar të njëjtit, ashtu që pas njoftimit të IPK-së, me rastin ka rezultuar se gjobat nuk i kishte dorëzuar në Stacionin Policor, i pandehuri dhe as nuk i kishte plotësuar në librin e tiketave por që të njëjtat i kishte përdorur në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit.