Një lëvizje e re politike tashmë ka lindur në Evropë dhe ajo aktualisht ka bërë hapat e parë në jetën publike.
”Patriotët për Evropën” me burim në Hungari, po zgjeron kapacitetet edhe në Spanjë, Itali, Çeki, Bullgari dhe Austri, Sllovaki, ndërsa fuqia e saj për ndryshimin e strukturës politike pritet të vuloset në Francë me partinë ekstremi i djathtë që pësoi humbje në raundin e dytë të zgjedhjeve të dielën duke u mposhtur nga partia e majtë.
Kjo befasi elektorale në raundin e dytë, si kurrë më parë në historinë zgjedhore të Francës, solli konfuzitet rreth faktit se kush do ta qeverisë Francën aktuale, pasi Presidenti Emanuel Macron shpalli befasisht zgjedhjet e reja.
Ekspertët e politikave të BE-së shohin një përpjekje të pushtimit të Parlamentit Evropian (PE), me dominim të së djathtës ekstreme për çka Victor Orban, po koordinon qëllimet e fundit për politika në mes Rusisë dhe Kinës në Evropë, pak para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke krijuar një klimë për Trump, nëse ai vjen në krye të shtetit.
Cili është realisht qëllimi i ekstremistëve të djathtë nëse ata dominojnë PE-në ?
Epiqendën e rritjes së rrymës politike që synon fitoren e shtrirjes në Evropë, duhet kërkuar në SHBA, mes luftës elektorale Biden, Trump.
Presidenti aktual Biden, nuk ka dalur mirë nga gara me Trump në një përballje politike për Shtëpinë e Bardhë, pas të cilës zëra nga demokratët sugjeruan atë të tërhiqet nga gara.
Evropa e rrymës së re po përgatit një terren të favorshëm për Trump nëse ai fiton garën presidenciale në SHBA.
Politikat e ish presidentit Trump tashmë janë të njohura për botën me cenime të NATO-s nga zgjerimi te aleatët e rinj me mundësi të heqjes dorë nga Ukraina për të cilën Trump ka thënë se e mbyll me paqe për 24 orë të vetme.
Frika është se nëse fiton Trump, pasiguria evropiane do të rritet si kurrë më parë në dy segmente:
Segmenti i parë se Trump do ta rreshtojë NATO-n me një rol të kufizuar në Evropë dhe dy se ekstremi i djathtë do të favorizojë një Rusi fashiste.
Mes këtyre dy opsioneve të dukshme në terren, Putin do ta vazhdojë luftën në Ukrainë duke vënë kushte të papranueshme për botën progresive.