Gjykata Themelore në Ferizaj caktoi një muaj paraburgim për zyrtarin policor F.R. dhe J.M., të dy të akuzuar për vrasjen e 89-vjeçarit S.S. në parkingun e një salle dasmash në Bibaj. Ata janë akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.
Sipas gjykatës, më 16 gusht 2024, në parkingun e sallës së dasmave, F.R. përdori armën e tij zyrtare për të vrarë S.S., ndërsa J.M. përdori një mjet të fortë. Gjyqtari e aprovuar kërkesën për paraburgim, duke theksuar se ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. Prokuroria raportoi se F.R. u dorëzua në polici pas incidentit.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshatë të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasoj i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.