Nënshkruhet kontrata me kompaninë e dyshimtë, ministria e Nagavcit çon 25 mijë euro në pije, sallata e ëmbëlsira

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dhënë një tender në vlerë 25 mijë euro për shërbime të hotelerisë – bufesë.

Ministria e Arbërie Nagavcit këtë tender ia ka dhënë kompaninë ‘Shqiponjabfb’, të cilës Kuvendi i Kosovës vite më parë ia kishte shkëputur kontratën shkaku i produkteve serbe që shërbente për deputetët në bufe.

Punonjësit e Ministrisë së Arsimit që drejtohet nga Arbërie Nagavci, nuk do të kenë mungesë të ushqimit dhe pijeve në ambientet e punës.

Madje në tavolina do të kenë edhe ëmbëlsira, akullore e sallata, shkruan Demokracia.com.

Për sigurimin e këtyre produkteve, ky institucion ka dhënë një tender në vlerë të 25 mijë eurove.

“Shërbime të hotelerisë – bufesë në objektin e MASHTI-t. Vlera e parashikuar e kontratës: 25,000.00 euro. Data e nënshkrimit të kontratës: 02.12.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 2. Emri zyrtar: SHQIPONJABFB SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës për njësi 22.16 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Mirëpo, këtë tender ministria e Arbërie Nagavcit ia ka dhënë kompanisë ‘Shqiponja’ që Kuvendi i Kosovës vite më parë ia kishte shkëputur kontratën.

Kompanisë “Shqiponja” iu prish foleja në Kuvend shkaku i produkteve serbe.

Në dimrin e vitit 2021, përkatësisht në muajin nëntor, Kuvendi i Kosovës ia kishte ndërprerë kontratën ‘ShqiponësBFB’ për shërbime në bufenë e Parlamentit, nën arsyetimin se po shiste produkte të Serbisë.

Vendimi për ndërprerje të kontratës ishte nxjerrë tri ditë pas paralajmërimit nga Kabineti i Kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, për heqjen e produkteve të pretenduara serbe nga bufeja e Kuvendit.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), “ShqiponjaBFB” Sh.P.K. është një kompani në bashkëpronësi të Beqir dhe Fatmir Nikës nga komuna e Drenasit.

Në dosjen e tenderit, ministria ka treguar se të gjitha pajisjet dhe inventari për restorant për kryerjen e shërbimeve të gastronomisë janë në pronësi të Ofruesit të Shërbimeve.

“Gjatë shfrytëzimit të hapësirës, mureve, dyshemesë, instalimit te rrymës, ujit dhe bllokimit të kanalizimit, banjet, tualetet të gjitha këto janë të obliguara t’i mirëmbajnë vetë që janë pjesë e hapësirës së bufesë në katin e IV, si në pasterti-higjienë, ashtu edhe mirëmbajtje. Vjen deri të ndonjë prishje apo dëmtim, obligohet Ofruesi i Shërbimeve që me shpenzimet e veta do të bëjë riparimin e tyre. Gjithashtu hapësira e cila shfrytëzohet dhe pajisjet e shfrytëzuara nga ana e Ofruesit të Shërbimeve në përfundim të realizimit të kontratës, hapësira e shfrytëzimit duhet të kthehen te Autoriteti Kontraktues në gjendje funksionale të mëparshme. Ofruesi i Shërbimeve është i obliguar me stafin të mbajë higjienën (pastërtinë) në pjesën e kuzhinës, ku përgatitet ushqimi dhe në hapësirën e bufesë ku servohen pijet dhe ushqimi”.

Sipas dosjes së tenderit, shërbimet e gastronomisë (hotelerisë) duhet të kryhen çdo ditë pune gjatë orarit të punës.

“Në raste të veçanta, Autoriteti Kontraktues mund të kërkojë nga Ofruesi i Shërbimeve që këto shërbime të kryhen edhe jashtë orarit të punës, duke përfshirë edhe ditët e të vikendit. Ofruesi i Shërbimeve është i obliguar që të përgatit menynë me të gjitha shërbimet e gastronomisë – artikujt e paraqitur në listën e çmimeve të kontratës dhe e njëjta të jetë e vendosur në çdo tavolinë (e plastifikume) ku ofrohen këto shërbime gjate tërë kohës së realizimit të kontratës”.

Disa nga produktet që do të blihen janë: Kafe expresso, Kafe makiato e madhe, Kafe makiato e vogël, Latto Caffe, Nes – kafe me vanillë, Nes – kafe klasik copë, Kafe Amerikane copë, Kafe Cappucino, Kafe Turke, Çaj – Filtër (të gjitha llojet), Qumësht me çokollatë (bambi), Lëngje frutash paketim qelqi 200 ml cilësi e lartë Fruktal ose ekuivalente. (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje, boronicë, juice).

Kifle çokollatë, gjem, gjalpë, arra, me peshë, kifle me djath me peshë 100gr.

Do të blihen edhe sallata, omleta e pica.

“Sallatë greke me peshë 250gr, Sallatë shope me peshë 250gr, Sallatë me mish pule me peshë 250gr, Sallatë me mish peshku tuna me peshë 250gr, Leqenik me spinaq me peshë 250gr, Mantija me djath; mantija me mish, Llokuma garniturë (djath, ajvar, gjem dhe lëng). me peshë 250gr, Omlet me djath (dy vezë, domate) me peshë 250gr, Omlet me pershutë (dy vezë, domate, djath) me peshë 250gr, Picë me proshutë, kpurdha, kashkavall, sos, speca, kungullesha, ulli, picë e vogel me diameter 20 cm, Picë tuna, e vogel me diameter 20 cm, Picë margarita e vogel me diameter 20 cm, Sendviqët me proshutë (proshutë, tranguj, domate, kaqkavall, gjiz, sallat e gjelbër), me peshë 250gr, Mish pule me garnitur, (pomfrit, perime e ferguar, sallatë gjelber, tranguj, domate, fafarona), me peshë 250gr. copë 1”.

“Ëmbëlsirë ditore me peshë 100gr, Akullore me kupza, (çokolladë, limon, lajthi, arrë, karramel, vanill, banane), çmimi për një kupë. Sallat me Frut (molla, dardh, pjeshkë, kajsi, kumbullë, banane, kivi, portokaj, rrush i bardh, rrush i zi, qershi, dredhëz, mjedra, boronicë, ananas, shalqin).

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews