Nje grua ka denoncuar djalin e saj te biresuar per dhune ne familje.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari i ka kërkuar para nën kërcënimin e thikës, ka pasur sjellje agresive me të dhe në rastin e fundit janë kapur pasi i njëjti dyshohet se e ka vjedhur televizorin nga shtëpia.
Të njëjtat burime thonë se kjo e shtyri viktimën që ta raportojë rastin.
Si rezultat, njësitet policore janë aktivizuar për ta kapur të dyshuarin, por që akoma nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.