Një grua në Ferizaj është dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj, shkruan TelegramNews.
Sipas njoftimit, nën kërcënimin e armës, është dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj, pasi që kishte shkuar për t`i marrë fëmijët e saj në shtëpinë e të dyshuarit.
Bëhet e ditur se i dyshuari është në arrati.
“Ferizaj, 19.07.2024-12:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se kur ka shkuar t’i merr fëmijët e saj tek shtëpia e ish bashkëshortit, ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e ka dhunuar. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe mbrojtësit të viktimave. I dyshuari është në arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.