Mëngjesin e sotëm në katër komunat veriore janë parë posterë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”.
Mediat serbe raportojnë se ato janë vendosur në ndërtesa, shtëpi, lokale dhe hapësira publike.
Në ato fotografi shihet Vuçiqi dhe pas tij edhe ushtria serbe.
Zëvendësdrejtori për veriun Veton Elshani, tha për Telgrami.co se ende nuk ka të dyshuar.
“Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndar pamflete me foton e Kryetarit të Serbis. Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes. Nuk kemi të dyshimt, ndersa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, u shpreh Elshani.
Në të kaluarën ka pasur edhe grafite të tjera që janë vendosur në veri me mbishkrime nacionaliste e provokuese.