Ndeshja kryesore e natës zhvillohet mes Inter e Arsenal, Liga e Kampionëve vazhdon sot me nëntë ndeshje tjera

Pasi përfunduan nëntë ndeshjet e para të xhiros së katërt, sot është radha për nëntë ndeshje tjera. Përballja kryesore do të jetë ajo mes Interit dhe Arsenalit, teksa ka shumë ndeshje tjera interesante.

Liga e Kampionëve me formatin e ri ka dhuruar shumë befasi në këtë fillim dhe kjo pritet padyshim të vazhdojë edhe sot.

Dy ndeshjet e para të natës së sotme janë mes Clube Brugge – Aston Villa dhe Shakhtar – Young Boys, me fillim nga ora 18:45.

Pastaj në vijim janë:

Bayern Munich – Benfica;

Red Star Belgrade – Barcelona;

Feyenoord – Salzburg;

Sparta Prague – Brest;

Stuttgart – Atalanta:

PSG – Atletico Madrid;

Inter – Arsenal.

Dy përballjet e fundit janë tejet interesante, sidomos ajo mes zikaltërve dhe topçinjve, dy nga skuadrat më të mira evropiane në këto vitet e fundit.

Të dy këto skuadra kanë nga shtatë pikë të grumbulluara në tri xhirot e para, teksa janë në mesin e tetë skuadrave që nuk e kanë njoftuar humbjen akoma në formatin e ri të garës më të fortë për klube.

Interi konsiderohet favorit në këtë takim për shkak të formës momentale, por dihet që Arsenali është një skuadër shumë e përgatitur që ka shumë yje dhe çdo rezultat nuk do të ishte befasi nga kjo ndeshje.

Në anën tjetër edhe takimi mes PSG – Atletico Madrid, do të jetë interesant, me dy skuadrat që nuk e kanë nisur aspak mirë, secila me nga një fitore në tri xhirot e para.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews