Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se sot do të vendoset cisterna me ujë të pijen në lagjet e qytetit, meqë furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë si pasojë e sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.
Në Lagjen e Boshnjakëve, cisterna do të jetë në orën 13:00, në lagjet pranë Spitalit në orën 13:45 dhe në lagjet pranë stacionit të Policisë në orën 14:30.
“Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR QYTETARËT E MITROVICËS VERIORE
Të nderuar qytetarë, si pasojë e sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepenc, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.
Ju njoftojmë se sot do të vendoset cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit të Mitrovicës Veriore, sipas orarit të mëposhtëm:
• 13:00 – Lagjja e Boshnjakëve
• 13:45 – Lagjet pranë Spitalit
• 14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë
• Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.