Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me vrasjen e Faton Hajrizit.
Musliu në reagimin e saj në Facebook ka kërkuar shkarkimin e ministres, Albulena Haxhiu dhe Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Madje Musliu ka thënë se Kurti dhe Qeveria e tij e ka bërë llugë Kosovën në çdo sferë, derisa i quajti edhe “ shkatërrues, demagogë e llaskuca”.
“Kurti kur është pyetur për Konfirmimin e ivrasjes së Faton Hajrizit, qenka përgjigjur: “Besoni kam shumë punë si kryeministër” E vërtetë qe ka shumë punë se e ka ba Kosovën llugë në çdo sferë e i ka hupë filli, ama punën e parë që duhet bërë është me e shkarku Albulena Haxhiun dhe Xhelal Sveçlen. Demagoga, shkatërrues të shtetit, Llaskuca”, tha Musliu./TelegramNews./