Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka kushtuar disa vargje ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ajo në Facebook publikoi një fotografi të tyre derisa ironizoi duke i quajtur “trima partizan” Sveçlën e Elbertin.
Postimi i plotë:
Mitrovicë a i pe dy trima
Mitrovicë a të rroku shungullima
A i pe oj në pritë
Në luftën qe su ndanë
Nënë plumbat e armikut
Sveçla e Elberti
këta dy trima partizan
Mitrovicë a ndieve moj
Dy trima dy heroj
Me ty o flamurtar
Nën yllin çlirimtar