Murati: Depozita e ekonomive familjare për herë të parë tejkaloi shifrën e 4 miliardë eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë tejkaluar shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin gusht.

Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se ritmi u përshpejtua në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

“Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë”, ka shkruar ai.

Murati tha se personat që kanë qeverisur më heret e kanë shfrytëzuar buxhetin për t’u pasuruar.

“Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje”, tha ai. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews