Shqipëria është ende në garë për medalje olimpike, të parën në historinë e tyre.
Mundësi, Valiev mbeti në garë për medaljen e bronztë, të cilën do ta synojë përmes repesazhit.
E krejt ky “nder” i erdhi nga kundërshtari nga Uzbekistani, i cili e mundi në çerekfinale.
Ai pastaj kaloi në finale dhe sipas rregullores, ai do të mund ta synojë të bronztën përmes repesazhit.
Për të arritur deri te kjo medalje, ai duhet të kalojë edhe dy sfida tjera, derisa kundërshtarin e tij do ta mësojë së shpejti.