Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë këtyre ditë kur po mbizotrojnë temperaturat e larta në vendin tonë.
Derisa apelohet te qytetarët që të ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të mbrojtur shëndetin.
“Të dashur qytetarë, për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë, ju lutemi të ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të mbrojtur shëndetin tuaj”, thuhet në njoftim.
Teksa është theksuar se në varësi të zhvillimit të situatës meteorologjike, nëse është e nevojshme, Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa për kufizimin e orarit të punës./TelegramNews./