Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në konferencë për media ka thënë se kanë marrë vendim që të ulën tarifat për pajisje me pasaporta, letërnjoftime e shërbime tjera në konsullata e ambasada të Republikës së Kosovës.
Gërvalla tha se Qeveria është përkushtuar që të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e të gjitha shërbimeve konsullore
“Qindra mërgimtarë kanë filluar të mbushin rrugët e Kosovës, në këtë mënyrë pasurojnë zemrat tona. Me liberalizimin e vizave është shtuar edhe më shumë numri i qytetarëve për të vizituar familjet e tyre, turizëm apo për çështje të biznesit. Republika e Kosovës është përkushtuar që të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e të gjitha shërbimeve konsullore. Janë ulur tarifat për pajisjet me pasaporta, letërnjoftime, certifikata. Ka hyrë në fuqi në qershor ligji për dy shtetësinë, jo vetëm që është bërë ulja e tarifave por edhe lehtësimi i shërbimit. Jemi të ndërgjegjësohem se sa të dhimbshme kanë qenë proceset. Rifitimi i nënshtetësisë së Kosovës lidhet me shumë të drejta siç është për të votuar, ky hap që kemi marrë nuk është i detyrueshëm për askënd, zemra është e hapur për mërgatën, shërbimet janë përshpejtuar”, tha ajo.
Teksa theksoi se qytetarët e Kosovës të cilët nuk e e kanë nënshtetësinë e Kosovës, në numrin e tyre personal mund të regjistrohen.
“Të gjitha qytetarët e Kosovës të cilët nuk e e kanë nënshtetësinë e Kosovës, në numrin e tyre personal mund të regjistrohen. Mërgata jonë është e integruar shumë. Të dhënat për regjistrim përdorën vetëm për qëllime të regjistrimin dhe për asnjë qëllim tjetër”, shtoi Gërvalla.