Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s”, thuhet tutje.