Dita e fundit e vitit 2024 do të karakterizohet me mot të kthjellët e me diell. Ultësirave shfaqen kushte për mjegull orëve të mëngjesit, që lokalisht mund të mbeten deri nga mesdita.
Temperaturat minimale zbresin në -3C e -6C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 7C e 10C. Do të dominojnë qetësitë.
Me kalimin në ditët e para të vitit 2025, vazhdon mot stabil, me kthjellime e diell. Ultësirave gjithnjë mbeten kushte për formim të mjegullës orëve të mëngjesit. Temperaturat minimale zbresin në -2C e -5C, e ato maksimale shkojnë deri në 9C e 11C.
Nga dita e premtë do të ketë shtim të vransirave dhe frynë erë jugore mesatare 5-10m/s. Të shtunën shfaqen mundësi për të reshura, e maksimalet zbresin në 5C. Me rënie të temperaturës reshjet e shiut mund të shndërrohen në borë. Era ndryshon drejtimin në verilindore.