Montim apo real, atutenticiteti audio-inçizues i aferës “Zemlake” ?

Deklarata e Kryeministrit Albin Kurtit rreth dyshimeve të vërtetësisë së audio-inçizimit të aferës “Zemlake” që u kumtua dje para gazetarëve, ka marrë vëmendjen e opinionit publik, nëse po flitet për diçka autentike ,apo burimi që ofroj skandalin e incizuar, është manipulim i montuar.

Deklarata e parë e dhënë të martën nga Kryeministri Kurti që i doli në mbrojtje Shefes së Grupit Parlamenar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, vuri në lajthitje autenticitetin e audi-inçizimit.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”,u ka thënë Kurti gazetarëve duke dashur ta minimizojë skandalin e ri “Zemlake”

Berat Buzhala:E kam verifikuar në Forenzikë dhe në shume ente vërtetësinë e audi-inçizimit dhe ai është autentik

Lidhur me vërtetësinë e audio-inçizimit të bisedës së fundit publike mes Mimoza Kusari -Lilës dhe Milan Radoiçiq, në emisionin Pressing në T7, Berat Buzhala ka deklaruar se është marrur gati një javë me vërtetësinë e këtij përgjimi dhe se verifikimi në forenzikë dhe në institucionet tjera adekuate, ka vërtetuar autenticitetin e këtij audi-inçizimi. Sipas autorit që e solli në publik pjesën e fundit të përgjimit, autenticiteti i këtij skandali, nuk diskutohet.

Pas këtij publikimi ka reaguar edhe ish zëvendës Kryeministri nga Qeveria 1 e Kurtit, Haki Abazi i cili ka sjellur dëshmi të lidhjes së kontratës së punës, nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe Kompania “RAD” vlera e të cilës është 574 mijë euro.
Ai ka thënë se Kompania në fjalë, ka lidhje me Milan Radoiçiqin, prandaj sipas Abazit nuk mund të kontestohet bashkëpunimi i Qeverisë Kurti me Milan Radoiçiqin.

Kontrata të cilën e ka publikuar Abazi mban datën 13 Korrik 2021 dhe sjell fakte të lidhshmërisë mes Kompanisë “RAD” D.O.O dhe kompansë tjetër P.T.P. “RAD” , që janë prona të Radulle Steviqit dhe Milan Radoiçiqit të cilët, përveç se janë miq, janë të dytë në Listën e Zezë të SHBA-së.Telegrami.co

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews