Miratimi i Ligjit për KPK-në, Haxhiu: Do të eliminohen grupet klanore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Haxhiu në reagimin e saj ka thënë se përmes këtij ligji do të mundësohet riorganizimi i këtij institucioni, duke përmendur  sipas saj, eliminimin e koorporatizmit dhe të grupeve klanore në Këshill.

Madje sipas ministres, tash do të ketë rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizimit në sistem.

“Pas një maratone të shoqëruar me jo pak sfida e pengesa, më në fund votohet versioni i ri i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial – me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem. Ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu.

“Mbetemi të përkushtuar e të angazhuar në rrugën tonë reformuese, për një sistem llogaridhënës e profesional, të besueshëm dhe të pandikueshëm, e të qasshëm për të gjithë qytetarët”, shtoi ajo./TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews