Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku të martën raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në këtë takim i cili nis në orën 11:00, do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për vitin 2023.