Mësohet kur Kosova do t’i zbulojë kundërshtarët e saj për Kupën e Botës, FIFA bëri një lëvizje të paprecedentë

Organizata ombrellë botërore e futbollit FIFA është gjetur sërish në qendër të polemikave.

Vendimi kontradiktor për t’ia dhënë Arabisë Saudite organizimin e Kupës së Botës në vitin 2036 nuk i ka pëlqyer publikut dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka marrë shumë kritika.

Për të ulur presionin ndaj vetes, Infantino vendosi një lëvizje të paprecedentë. Konkretisht, ai mori vendim që kongresi i FIFA-s më 11 dhjetor të mbahet online.

Siç raporton Guardian, i njëjti vendim është marrë edhe për shortin e kualifikimeve për Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet të premten e 13 dhjetorit në mesditë.

Kështu, për herë të parë në histori, Kosova dhe ekipet e tjera kombëtare do të zbulonë kundërshtarët e tyre në grupet kualifikuese përmes internetit, në vend të shortit.

Kujtojmë se Kosova do të jetë në vazon e katërt në atë short.

Me këtë, Infantino dëshiron t’i mbajë mediat jashtë Cyrihut dhe në këtë mënyrë të parandalojë pyetjet e pakëndshme që do të arrinin në adresën e tij.

Presidenti i FIFA-s nuk ka bërë asnjë deklaratë që nga marsi i vitit 2023, kur fitoi një mandat të ri si president. Në kongresin e sivjetshëm të FIFA-s ai nuk pranoi të deklarohej, ndërsa tani do t’i shmanget edhe shtypit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews