“Hipokrizia dhe mashtrimi janë konstantja e vetme e kësaj qeverisjeje!
Bisedat që i dëgjuam sot mes Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me kryeterroristin serb , e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe.
Për një içizim më pak se një minutësh të bisedës së Shefes së Grupit Parlamentar të Mimoza Kusari-Lila, me kriminelin serb Millan Radoiçiq, është riaktualiuar sulmi i opozitës ndaj Qeverisë Kurti.
Ish inspektori i AKI-së Burim Ramadani e ka cilësuar si raportim të Kusari – Lilës te Millan Radoiçiq , rrëfimin e saj se sapo e ka kryer punën në Kuvend dhe po niset për në shtëpi,ndërsa ish Ambasadori shqiptar në Slloveni Anton Berisha ka shkuar edhe më larg duke thënë :
“Mimoza Kusari, qe dilte pothuajse çdo javë ne konferenca shtypi me kerkesen patriotike e interesin shteteror qe te terhiqet Anton Berisha nga detyra e ambasadorit ne Slloveni, tash po zbulohet publikisht ne ate qe ka qene e qarte per mua qe moti, se eshte nje bashkepunetore e zellshme e strukturave shtetetore e kriminale te Serbise.”,cituan t[ gjitha mediet të martën.
Por, zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka, duke e mbrojtur Mimoza Kusari -Lilen nga sulmet e opozitës, ka hedhur gurin në largësi duke i bishtëruar arsyetimit real ndaj bisedës Kusari-Radoiçiq.
Lidhur me arsyetimin ai ka thënë:
“Trashëgimia e keqe e tyre,nuk bëhet dot mëkat i yni.Ata që kanë bërë biznese,koalicione,qeveri e miqësi me Radoiçiqin,nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot.Me beve Radiçiq ik maleve me bish nën shalë,e nuk zë vend në karriggat e zyrës së Kryeministrit”, ka shkruar Manxhuka.
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Citaku ka reaguar duke thënë:
“Hipokrizia dhe mashtrimi janë konstantja e vetme e kësaj qeverisjeje!
Bisedat që i dëgjuam sot mes Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me kryeterroristin serb , e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe.
Çka fsheh ende afera “Zdravo”,mbetet të shihet, por tashmë s’ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse.
Ka reaguar edhe LDK,përmes deputetes së Kuvendit të Kosovës Hykmete Bajrami e cila ka thënë se Albin Kurti duhet të jep shpjegime për këtë bisedë të deputetes së VV-së me Radoiçiqin.
Vetëvendosje duhet të jep llogari para votuesve pse “Erdhi dita” që Shefja e Grupit Parlamentar të koordinohet me Radoiçiqin.
Duhet të jepni llogari e pastaj edhe dorëheqje, ka shkruar Bajrami.
Reagimet rreth kësaj bisede të përgjaur mbrëmë e sot , kanë pushtuar mediet dhe rrjetet sociale.
Milan Radoiçiq, është shpallur i sanksionuar nga SHBA-të dhe është futur në Listën e zeze Amerikane si bosi i krimit në linjat Kosovë – Serbi dhe ka udhëhequr aksionin terrorist në Banjskë të Zveqanit më 24 shtator 2023.Telegrami.co