Mbi 1000 të vdekur në haxh si pasojë e nxehtësisë ekstreme

Numri i të vdekurve në haxh i këtij viti ka kaluar 1,000, tha një raport i AFP-së të enjten, më shumë se gjysma e tyre besimtarë të paregjistruar që kryen pelegrinazhin në vapë ekstreme në Arabinë Saudite.

Vdekjet e reja të raportuara të enjten përfshinin 58 nga Egjipti, sipas një diplomati arab i cili dha një përmbledhje që tregon se nga 658 egjiptianët që vdiqën, 630 ishin pelegrinë të paregjistruar.

Gjithsesi, rreth 10 vende kanë raportuar 1,081 vdekje gjatë pelegrinazhit vjetor, një nga pesë shtyllat e Islamit që të gjithë myslimanët që kanë mundësi ekonomike duhet ta plotësojnë të paktën një herë, transmeton Klankosova.tv.

Shifrat kanë ardhur nëpërmjet deklaratave zyrtare ose nga diplomatët.

Haxhi, koha e të cilit përcaktohet nga kalendari hënor islamik, ra përsëri këtë vit gjatë verës saudite të e cila ngjason me temperaturat e furrave.

Qendra kombëtare meteorologjike raportoi një temperaturë maksimale prej 51.8 gradë Celsius këtë javë në Xhaminë e Madhe në Mekë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews