Mangani ende me vlera të larta në ujin për pije, edhe sa mund të zgjasë?

Vlerat e larta të Manganit në ujin e Liqenit të Badocit vazhdojnë të jenë ende prezentë.

Si i tillë uji ende nuk rekomandohet të përdoret për pije e veçanërisht te grupet më të ndjeshme sic janë fëmijët 0-5 vjeç, personat e moshuar dhe ata që kanë sëmundje. Derisa uji i Liqenit të Badocit mund të përdoret për larje të enëve dhe rrobave.

Përkundër që uji po vazhdon të shpërndahet me autobote nëpër lagje të Prishtinës, qytetarët janë shprehur se duhet të rregulluar kualiteti i ujit për pije dhe që furnizimi të jetë i rregullt. Në të kundërtën nëse gjendja do të zgjas, qytetarët kanë paralajmëruar edhe protesta.

Doktoresha nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, (IKSHPK) Burbuqe Nushi thotë për KosovaPress se çdo ditë vlerat e manganit vazhdojnë të ngrihen.

Nushi ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reshje shiu, atëherë kjo gjendje me ujin e pijshëm pritet të vazhdojë edhe përgjatë dy javëve të ardhshme.

“Çdo tejkalim i dozës, mund të ketë efekt toksik. Rekomandohet që qytetarët ende të mos e pinë ujin… Rekomandohet që kryesisht fëmijëve prej 0 deri në 5 vjeç, personat e moshuar dhe ata me sëmundje dhe që kanë diagnoza të mos e konsumojnë këtë ujë, përndryshe krejt veprimtaria tjetër mund të përfundojë me këtë ujë, dhe larja e enëve… 4:05 zierja e ushqimit po, por jo përgatitje të ushqimit për foshnja… 4:20 Sot sillet rreth 0.500 mg/L…. Nëse i referohemi parashikimeve meteorologjike, nuk ka shi edhe 10 ditë, atëherë pritet që kjo gjendje të zgjasë edhe dy javë”, ka thënë Nushi.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka treguar për masat që ka ndërmarrë kjo kompani për të tejkaluar gjendjen me ujë të pijshëm, pas paraqitjes së vlerave të larta të Manganit në Liqenin e Badocit.

“Është ende në sasi të lartë, ka herë pas here edhe ulje të vlerave, mirëpo ende nuk janë për ujë të pijshëm. Paralelisht ne jemi duke e bërë edhe shpëlarjen e gypave magjistralë dhe sekondarë, duke bartur ujë përmes autoboteve në të gjitha zonat që furnizohen nga Badoci. Qëllimi ynë është që ta zvogëlojmë sasinë e manganit në liqenin e Badocit edhe nëse vazhdon të jetë një sasi shumë e lartë e manganit jashtë vlerave të lejuara, nuk është mirë ta shpërndajmë”, ka thënë Mjeku.

Qytetarët po furnizohen me ujë nga autobotet për ta përdorur vetëm në kuzhinë, ndërsa për ta konsumuar e blejnë atë nëpër markete.

Ilir Fetahaj nga lagjja “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, thotë se nëse gjendja e vështirësuar me furnizim të ujit të pijes do të vazhdojë, atëherë qytetarët duhet të dalin në protesta.

“Nuk kam asnjë mendim të mirë. Duhet të bëjnë diçka për ta rregulluar edhe kualitetin dhe furnizimi të jetë i rregullt…7:44 Faktikisht, e blejmë ujin e pijshëm, këtë ujë që e marrim, e marrim vetëm për kuzhinë…8:00 Të vetëdijesohemi dhe të dalim për të protestuar”, tha ai.

Qytetari tjetër Ibrahim Asllani thotë se zakonisht kur ndodhen në situata të tilla ata janë të detyruar që të blejnë ujin për pije.

“Nuk është e lodhshme kur është e nevojshme, absolut duhet patjetër, pa ujë nuk ka jetë. 6:40 Sigurisht përfundon, duhet të pajtohemi edhe nëse zgjat. 5:50 Kur nuk vjen cisterna ne duhet të blejmë, patjetër është e nevojshme”, tha Asllani.

Furnizimi me ujë nga autobotet bëhet në lagjet “Badoci i ri”, “Graçanica”, “Hajvalia”, “Veterniku”, “Lagjja e Spitalit”, “Rruga B”, “Bregu i Diellit” dhe “Muharrem Fejza”.

Mangani është një mineral që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse sasia e tij në ujë është më e madhe se 0.05 miligram për një litër, pasi kjo mund t’i shtojë ujit ngjyrë, erë dhe shije ndryshe.

Disa prej efekteve potenciale të përdorimit të ujit me përmbajtje të lartë të manganit janë problemet në sistemin e tretjes, ndikim në sistemin nervor, dëmtim të shëndetit të fëmijëve dhe probleme me zemër

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews