Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkaktuar disa të qeshura në Kuvend, pasi bëri një gabim gjatë fjalimit të tij.
Tahiri derisa ishte duke komentuar deklaratën e Kurtit, i cili më herët tha është buxheti i katërt që prezanton për një mandat, ai tha “është mandati i tij i katërt”.
“Ky lavdërohet se si është buxheti i katërt në mandatin e tij të katërt, mirëpo për vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti më i dështuar. A u kënaqet a u gëzut, më vjen keq të fundit e keni”, tha ai.
Pas kësaj, reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha “Mos na ndjell bash 4 mandate, se se di a mundemi”.
Seanca po vazhdon me diskutime ndërmjet deputetëve.