Klubi anglez, Manchester United thuhet ka rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Manuel Ugarte.
Djajtë e Kuq gjatë ditës së djeshme kanë mbyllur transferimin e mbrojtësit 18-vjeçar, Leny Yero, nga Lille.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez nuk duan ta lënë me kaq, pasi tashmë kanë gati goditjen e dytë të madhe në këtë afat kalimtar.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, United ka arritur marrëveshje me mesfushorin uruguaian të PSG-së, Ugarte.
“Manchester United ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte”.
“Të diskutuara kushtet e kontratës, lojtari i etur për të kaluar te United edhe pa futbollin e Ligës së Kampionëve”.
“Bisedimet klub me klub vazhdojnë me PSG-në, pasi më shumë klube e kërkuan gjithashtu. I njëjti agjent si Leny Yoro: Jorge Mendes”, ka shkruar Romano.