Një luftanije ruse ka hapur zjarr paralajmërues ndaj një helikopteri të ushtrisë gjermane mbi Detin Baltik.
Sipas DPA, helikopteri ishte në një mision zbulimi.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përmendi incidentin në Bruksel, duke thënë se Rusia po zgjeron sulmet hibride në rajon, ndërsa NATO po forcon mbrojtjen e infrastrukturës kritike.