341 intervenime në zjarre vetëm në muajin korrik janë kryer.
Kështu ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi në RTV Dukagjini.
Mala është shprehur se nga 341 intervenime, 44 prej tyre kanë qenë në mbeturina, 59 në bare të thatë, 12 intervenime normale dhe 77 në hamullore.
Ai ka theksuar se për këto lloje të zjarreve ende nuk është konstatuar ndonjëherë se janë shkaktuar nga temperaturat e larta, duke theksuar se faktorët njerëzorë janë shkaktarët kryesorë.
Gashi gjithashtu ka thënë një mungesë të zjarrfikësve në kryeqytet.
“Me regjistrimin e fundit në bazë të banorëve, Prishtina së paku duhet t’i ketë së paku 150 zjarrfikës, sot i ka 74”, ka thënë ai