Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se sot e patën një takim me drejtoreshën e Komitetit Hebre-Amerikan (AJC), Avital Leibovich.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për luftën dhe sigurinë në Izrael.
“Si Grup i Miqësisë i Kosovës me Izraelin, nga Kuvendi i Kosovës, pritëm sot në takim Drejtoreshën e Komitetit Hebre-Amerikan (AJC), Avital Leibovich, me të cilën biseduam për luftën dhe situatën e sigurisë në Izrael dhe gjendjen politike në Lindjen e Mesme!”, tha Hoxhaj. /TelegramNews/