Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në fshatin Llabjan të Gjilanit.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
Hashani tha se vozitësi i veturës është dërguar në Emergjencën rajonale të Gjilanit.
“Ju njoftojmë se më datën 11.09.2024, rreth orës 09:30, në hyrje të fshati Llabjan, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një veture dhe një kamioni transportues që të dy me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë.
Vozitësi i veturës është dërguar për ndihmë mjeksore në Emergjencën rajonale në Gjilan. Shkaqet se si ka ardh deri te aksidenti po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, tha zëdhënësi. /TelegramNews/