Lanë takim për shitblerje të narkotikëve, Policia zbulon planin dhe i arreston në flagrancë

Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar për shitblerje të substancave narkotike në kuadër të një operacioni policor të ashtuquajtur “pesëshi” në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se është ndaluar një veturë në Prishtinë ku një person ishte nisur për të shitur substancë narkotike, ku gjatë kontrollit janë gjetur para të gatshme dhe paketime të cilat dyshoheshin se ishin kokainë.

“Me datë 28.04.2024 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë ka realizuar një operacion policor të koduar “pesëshi” ku fillimisht në Prishtinë është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të tij, në trup i janë gjetur para të gatshme me vlerë 2790 euro, një telefon celular, ndërsa gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur 22-paketime të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë në formë të ngurtë të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë, e gatshme për shitje me peshë 83 gram”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq tutje në njoftim thuhet se Policia ka vazhduar tek lokacioni tjetër ku ka ardhur i dyshuari tjetër dhe gjatë kontrollit të tij janë gjetur armë dhe peshore.

“Lidhur me rastin njësia policore ka vazhduar në një lokacion tjetër ku aty ka ardhur edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar i cili në momentin që kishte vërejtur policinë ka tentuar të ikte por pas ndjekjes së tij i njëjti është ndaluar dhe arrestuar. Gjatë kontrollimit të banesës që të dyshuarit dyshohet se e kanë shfrytëzuar janë gjetur: Një armë zjarri, një karikator, 15 – fishekë dhe 2 – peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla”, thuhet tutje në njoftim.

Në kuadër të operacionit Policia ka gjetur një veturë e cila ishte pronë e njërit prej të dyshuarit ku brenda saj janë gjetur paketime me pluhur e që dyshohet se janë substanca narkotike.

“Në vazhdën e operacionit është bërë po ashtu kontrollimi i një garazhe dhe gjatë kontrollit të saj aty ndodhej një veturë me targa vendore pronë e njërit nga të dyshuarit, ku në pjesën e brendshme të saj janë gjetur edhe 23-paketime të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë në formë të ngurtë, të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë e gatshme për shitje me peshë 133 gram”, ka shtuar Policia.

Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews