Edhe pse Milan Radoiçiq e mori përsipër sulmin në Banjska, ai vazhdon të jetë i lirë.
Sot në Prishtinë, Miroslav Lajçak u pyet pse nuk janë ndërmarrë masa ndaj Serbisë për këtë çështje.
Ai tha se për këtë vendim duhet të pyesin shtetet anëtare të BE-së.
“Ky është një vendim që është marrë nga departamentet e shteteve, duhet t’i pyesni shtetet anëtare. Por opinioni im është që ata duhet të mbajnë përgjegjësi për personat…”, tha ai duke shtuar se çështjet e përgjegjësisë duhet të trajtohen seriozisht. /Telegrami/