Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, sot do ta vizitojnë Kosovën.
Kjo vizitë, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.
Në Kosovë sot do të qëndrojnë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili do të takohet me zëvendëskryeministren dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Takimi nis në orën 09:45, kurse pas takimit do të këtë adresim para mediave.