Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbledhja do të mbahet me datë 30.9.2024, dhe do të fillojë në orën 10:00.
“Mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit. Rendi i ditës: Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025″, ka shkruar faqja e Komunës së Prishtinës.