Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar liderin e Partisë Laburiste, Keir Starmer, pas fitores së zgjedhjeve në Britani.
Kurti në X ka uruar Starmerit të gjitha të mirat në drejtimin e vendit, duke thënë se pret bashkëpunim.
“Urime për Keir Starmer dhe Partisë Laburiste në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim”, tha Kurti.