Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur sot kanë diskutuar me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hrijstan Mickoski lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit
Incident ky në të cilin ditë më parë u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kurti ka thënë se presin që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë.
Tutje ka shtuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mira, sepse janë të bazuara në vlerat e përbashkëta
“Shqetësimeve tona iu përgjigjën me keqardhje për atë çfarë ka ndodhur. Presim që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që në të njëjtën kohë të sigurohemi që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mira, sepse janë të bazuara në vlerat e përbashkëta që ndajmë dhe me synime të qarta për integrim evropian. Shkëmbimet tregtare janë rritur ashtu sikurse edhe eksportet tona në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti.