Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Sipas njoftimit, përgjatë takimit u bisedua rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
“Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë”, thuhet tutje./TelegramNews.com./