Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Ballkonin e Hapur me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
I pari i ekzekutivit shpërndau në Facebook edhe një fotografi nga ky takim, derisa bëri të ditur se u diskutua për planet dhe mbështetjen e Qeverisë që sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.
“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, tha tutje Kurti./TelegramNews./