Kurti: Kanë filluar përgatitjet për gërmime në Kozhle të Serbisë për të pagjeturit e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave më Serbi.

Kurti u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për faktet e krimit. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarit e Millosheviçit ne Beograd. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë informacionet nga hapja e arkivave”, deklaroi ai.

Kurti ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar në gjetjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës e se përgatitjet për gërmime në disa lokacione të Serbisë kanë nisur.

“Kanë filluar përgatitjet për gërmime në Gozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi dhe shpresojmë që kjo nuk është një përpjeke e re e shtetit serb për ta evituar nga agjenda e gërmimeve lokacionet e tjera të shenjëuara në Serbisë. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë të dhëna nga arkivat për këtë lokacion andaj edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave tonë. Në bazë të marrëveshjes sonë në Bruksel me 2 maj të vitit 2023, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës të Brigadës 37 të moterizuar në ushtrisë jugosllave përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë e sidomos në rajonin e Drenicës”.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews