Kurti falënderon qytetarët serbë që i janë përgjigjur thirrjes për konvertim të patent-shoferëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë, të konvertojnë patent-shoferët ilegalë në  legjitim të Kosovës.

Kurti përmes platformës “X” i ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për aplikim.

“Në tre muaj kemi pranuar gjithsej 5.588 kërkesa nga bashkëqytetarët tanë serbë për ta shndërruar patentë shoferin nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia në ato legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës. Nisur nga interesi i lartë, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin edhe për dy javë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për aplikim. I drejtoj ftesën time të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 23 gusht”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews