Votuesit amerikanë që sot me 5 nëntor hedhin votën në kutitë e votimit, nuk pritet ta mësojnë fituesin mes Donald Trump dhe Kamala Haris siç ka ndodhur zakonisht vetëm disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Gara shumë e ngushtë mes Harris dhe Trump, ka mundësi të çojë në rinumërime disa shtete ku rezultati mund të merret me dyshime, pasi deri më tani gjatë fushatës parazgjedhore, në sistemin ankimues, nga republikant janë proceduar mbi 100 padi .
Zakonisht shteti i Pensilvanisë është më i predispozuari të shkojë në rinumërim, duke mos përjashtuar as Karolinën Veriore.
Sistemi i sigurisë në SHBA është në gatishmëri të mbrojë çdo kuti votimi pasi kampi i Trump, ka shprehur dyshime për keqpërdorim votash në dëm të kandidatit të tyre presidencial, i cili në shumë deklarata ka lënë të nënkuptohet se do jetë i qetë vetëm nëse fiton zgjedhjet.
Këto dilema dhe deklarata elektrizuese kanë bërë që rezultatet nuk pritet të konfirmohen disa orë pas mbylljes së votimeve, ose mund të ketë rezultate preliminare dhe të përafërta me numrin, por që nuk mund të merren si përcaktuese./Telegram News